
Ambasada e SHBA-ve nuk e konsideroi shkelje të marrëveshjes së 5 qershorit, miratimin e ndryshimeve të Kodit Zgjedhor, por kritikoi qeverinë për mosmiratimin e tyre me konsensus në Këshillin Politik.
Në një postim në Facebook, ambasada shkruan:
“Sot, partia qeverisëse ndaloi diskutimet në Këshillin Politik dhe votoi për të miratuar ndryshime domethënëse të rregullave që do të qeverisin zgjedhjet e 25 prillit. Ndërkohë që ishte brenda kompetencave të parlamentit për t’i miratuar këto ndryshime, dhe ndërkohë që këto ndryshime janë shtesë – dhe jo shkelje – të marrëveshjes së 5 qershorit, është për të ardhur keq që shumica dështoi të respektonte përkushtimin e deklaruar prej vetë asaj për të kërkuar emërues të përbashkët në Këshillin Politik. “
Ambasada pohoi më tej se është detyrë e udhëheqësve por jo vetëm krijimi i standarteve më të larta “për të siguruar lirinë dhe ndershmërinë e zgjedhjeve të ardhshme.”