
Ambasada e SHBA-ve përshendeti kandidatët të cilët përfunduan me sukses testimin e aftësive fizike për tu bërë pjesë e Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH).
Në një postim në Facebook, ambasada shkruan se procesi ishte i vështirë por i domosdoshëm.
“Urime kandidatëve të cilët kaluan në raundin tjetër të procesit së përzgjedhjes për Byronë Kombëtare të Hetimit. Jo të gjithë ia dolën sepse procesi është i vështirë, por i domosdoshëm, për të gjetur më të mirët e Shqipërisë.”
BKH njoftoi se në testimin e aftësive fizike janë kualifikuar 103 kandidatë. Testi i Esesë do të zhvillohet në 26 tetor.