Ambasada e SHBA-ve përshëndet kandidatët që kaluan testin e aftësive fizike për në BKH

Nga Exit News
Ambasada e SHBA-ve përshëndet kandidatët që kaluan testin e aftësive fizike për në BKH

Ambasada e SHBA-ve përshendeti kandidatët të cilët përfunduan me sukses testimin e aftësive fizike për tu bërë pjesë e Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH).

Në një postim në Facebook, ambasada shkruan se procesi ishte i vështirë por i domosdoshëm.

Urime kandidatëve të cilët kaluan në raundin tjetër të procesit së përzgjedhjes për Byronë Kombëtare të Hetimit. Jo të gjithë ia dolën sepse procesi është i vështirë, por i domosdoshëm, për të gjetur më të mirët e Shqipërisë.”

BKH njoftoi se në testimin e aftësive fizike janë kualifikuar 103 kandidatë. Testi i Esesë do të zhvillohet në 26 tetor.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>