Ambasada e SHBA-ve përshëndet miratimin e marrëveshjes së 5 qershorit, thirrje palëve të ulen në Këshillin Politik

Nga Exit News
Ambasada e SHBA-ve përshëndet miratimin e marrëveshjes së 5 qershorit, thirrje palëve të ulen në Këshillin Politik

Ambasada e SHBA-ve në Tiranë ka përshëndetur miratimin e ndryshimeve në Kodin Zgjedhor, sipas marrëveshjes së 5 qershorit.

Në një postim në Facebook, SHBA-të pohuan se miratimi i marrëveshjes, e çon Shqipërinë një hap më afër BE-së.

“Shtetet e Bashkuara mirëpresin miratimin nga Parlamenti të legjislacionit për reformën zgjedhore që kodifikon marrëveshjen e 5 qershorit të Këshillit Politik për Reformën Zgjedhore. Ky akt respekton marrëveshjen e bërë nga të gjitha partitë dhe e çon Shqipërinë një hap tjetër përpara drejt Bashkimit Evropian. “

Ambasada i bëri thirrje palëve politike të marrin pjesë në mbledhjen e ardhshme të Këshillit Politik dhe të gjejnë një zgjidhje në interes të popullit shqiptar.

Në këtë drejtim, mirëpresim vendimin për rithirrjen e Këshillit Politik për të diskutuar reforma të mëtejshme zgjedhore. Të gjitha palët duhet të marrin pjesë në mirëbesim; të shpjegojnë pozicionet e tyre qartë dhe plotësisht njëri-tjetrit dhe popullit shqiptar; dhe të kërkojnë një zgjidhje që është në të mirën e të gjithë popullit shqiptar dhe vazhdon ta çojë vendin përpara në rrugën e tij demokratike”.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>