Ambasada e SHBA-ve prezanton projektin ‘Akademia për Gratë Sipërmarrëse’

Nga Exit News
Ambasada e SHBA-ve prezanton projektin ‘Akademia për Gratë Sipërmarrëse’

Ambasada e SHBA-ve njoftoi sot programin e saj për të ndihmuar gratë të realizojnë një ide biznesi.

Në një postim në Facebook, ambasada pohoi se do krijojë Akademinë për Gratë Sipërmarrëse si një mekanizëm për t’i ndihmuar ato.

“Ambasada e Shteteve të Bashkuara, në bashkëpunim me Qendrën Ideo dhe Destil Creative Hub, kanë kënaqësinë të hapin për herë të parë në Shqipëri Akademinë për Gratë Sipërmarrëse (AWE), e cila synon të ndihmojë gratë të sjellin në jetë idetë e tyre sipërmarrëse nëpërmjet njohurive, kontakteve dhe financimit. Nëse je një grua nga 20-35 vjeç dhe ke një ide biznesi të cilën dëshiron ta bësh realitet, ju mund të aplikoni për të qenë pjesë e Akademisë”

Për të marrë më shumë informacion kliko këtu.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>