Ambasada e SHBA-ve i kërkoi qytetarëve amerikanë të shmangin lëvizjet në vendet ku mund të ketë protesta.
Në një reagim zyrtar, ambasada shkruan se ka marrë raporte për protestën e zhvilluar ditën e mërkurë në bulevardin Dëshmorët e Kombit, duke theksuar se protestat mund të përhapen në zona të ndryshme.
“Ambasada ka marrë raporte për protestën që ndodhi përpara zyrave qeveritare në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, në Tiranë. Raportet tregojnë se disa protestues kanë hedhur objekte në drejtim të policisë dhe disa efektivë u plagosën. Efektivët e policisë kanë përdorur gaz lotsjellës për të kontrolluar turmën. Qytetarët amerikanë duhet të shmangin tubimet e mëdha, pasi demonstrata të ngjashme mund të përhapen në zona të tjera. Personeli i ambasadës amerikane dhe anëtarët e familjes janë këshilluar të shmangin të gjithë vendet, ku demonstratat janë të vazhdueshme”