Ambasada gjermane ka hapur për qytetarët zyrën e Vizave dhe Pashaportave.
Përmes një postimi në Facebook, ambasada njoftoi se pavarësisht se është hapur numri i aplikimeve që do të shqyrtohen do jëtë i reduktuar për shkak të Covid-19.
“‘Prej ditës së hënë, datë 23 nëntor. Sektori i Vizave dhe Pashaportave është sërish i hapur. Por numri i aplikimeve, që përpunohen çdo ditë, do të reduktohet. Për pasojë do të ketë detyrimisht shtyrje të orareve dhe datave të aplikimeve.
Personat e prekur nga këto masa do të njoftohen personalisht. Por kjo mund të kërkojë disa javë. Ndërkohë shpërndarja e pashaportave të pajisura me vizë vijon në segmentet e zakonshme kohore.”
Me 18 nëntor ambasada njoftoi se kjo zyrë do të isht mbyllur për shkak të koronavirusit.