
Ambasada Gjermane në Tiranë lajmëron të gjithë shtetasit gjermanë që planifikojnë të vizitojnë Shqipërinë se deri më 31 gusht 2020:
1 — Gjermanët që kthehen nga Shqipëria do të duhet të izolohen për 14 ditë.
2 —Udhëtimet jo të domosdoshme për në Shqipëri nuk këshillohen.
3 — Qeveria e konsideron Shqipërinë vend me rrezikshmëri për përhapjen e Covid-19.
Ambasada i lajmëron shtetasit gjermanë se në Shqipëri nuk do të kenë kujdesin shëndetësor sipas standarteve gjermane. Për çdo problem ata duhet të lidhen me ambasadën në Tiranë.
Gjithashtu, ambasada këshillon kryerjen e testit Covid-19 sapo të hyjnë në Gjermani. Si dhe i njofton se “në dijeninë e Ambasadës Gjermane, në Shqipëri aktualisht nuk ka laboratore, të cilët kryejnë në varësi të dëshirës teste për Covid-19”.