Ambasada gjermane lajmëron shtetasit gjermanë, shmangni udhëtimet për në Shqipëri

Nga Exit News
Ambasada gjermane lajmëron shtetasit gjermanë, shmangni udhëtimet për në Shqipëri

Ambasada Gjermane në Tiranë lajmëron të gjithë shtetasit gjermanë që planifikojnë të vizitojnë Shqipërinë se deri më 31 gusht 2020:

1 — Gjermanët që kthehen nga Shqipëria do të duhet të izolohen për 14 ditë.
2 —Udhëtimet jo të domosdoshme për në Shqipëri nuk këshillohen.
3 — Qeveria e konsideron Shqipërinë vend me rrezikshmëri për përhapjen e Covid-19.

Ambasada i lajmëron shtetasit gjermanë se në Shqipëri nuk do të kenë kujdesin shëndetësor sipas standarteve gjermane.  Për çdo problem ata duhet të lidhen me ambasadën në Tiranë.

Gjithashtu, ambasada këshillon kryerjen e testit Covid-19 sapo të hyjnë në Gjermani. Si dhe i njofton se “në dijeninë e Ambasadës Gjermane, në Shqipëri aktualisht nuk ka laboratore, të cilët kryejnë në varësi të dëshirës teste për Covid-19”.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>