
Ambasada gjermane në Shqipëri ka përkujtuar sot eksodin masiv të qytetarëve shqiptar në 2 korrik të 1990.
Në një postim në Facebook, ambasada shkruan:
“Nga data 2 deri më 12 korrik 1990, 3.200 shqiptarë dhe shqiptare kërkuan strehim në territorin e Ambasadës Gjermane. 30 vjet pasi mijëra njerëz mësynë në ambasadat e huaja ne duam të përkujtojmë këto ditë historike.”
Ambasadori gjerman Peter Zingraf tregon në videon e publikuar se si mbi 3000 qytetarë qëndruan në ambasadën gjermane në kushte të vështira, për 10 ditë.