
Ambasada shqiptare në Greqi ka njoftuar qytetarët se nga e diela, 27 shtator, data e takimit në ambasadë do të jepet brenda 10 ditëve punë nga momenti i aplikimit për pasaportë.
Pas takimit, pasaportat do të shpërndahen brenda 4 javëve.
Brenda tetorit 2020, shkruan ambasada, koha e pritjes për marrjen e shërbimit do të shkurtohet në 5 ditë pune dhe në total dokumentet biometrike do të dorëzohen për 3 javë
Ambasa njoftoi se që prej 27 korrikut, ambasada në Athinë ka kryer procedurat për pajisje me pasaportë dhe kartë identiteti për 19.331 shtetas dhe ka shpërndarë 8.575 dokumente biometrike.