![pasaporte Ambasada shqiptare në Athinë njofton oraret për tërheqjen e dokumentave biometrike](https://exit.al/wp-content/uploads/2019/11/pasaporte.jpg)
Ambasada shqiptare në Athinë njofton se pasaportat dhe kartat e identitetit deri më 31 korrik 2020 ndodhen në ambasadë. Ato do të shpërndahen “pranë hyrjes numër 1 të Ambasadës nga dita e hënë deri të premten, ora 08:00-16:00”.
Pasaportat mund të tërhiqen edhe përmes postës, duke dërguar një email në adresën [email protected] me të dhënat personale dhe adresën e saktë. Ndërsa për “tërheqjen e kartës së identitetit është e detyrueshme paraqitja fizike në Ambasadë”.