Ambasadorët: Reforma në drejtësi, kusht për anëtarësimin në BE

Ambasadorët: Reforma në drejtësi, kusht për anëtarësimin në BE

Reforma në drejtësi ështe kushti kryesor për hapjen e negocitave të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian. Ky është mesazhi kryesor që kanë dhënë ambasadorët e BE-së, të ShBA-ve dhe të Gjermanisë në intervista  të ndryshme.

Ambasadori amerikan Donal Lu, në një intervistë për BIRN u shpreh:

“Të gjithë ne në Ambasadën Amerikane jemi të përqendruar në reformën në drejtësi për shkak të udhëzimit direkt nga zyrtarë të lartë në Shtëpinë e Bardhë dhe në Departamentin e Shtetit. Ata na kanë thënë qartësisht se prioriteti numër një i Qeverisë Amerikane në Shqipëri është të mbështesë reformat e nevojshme për pranimin e Shqipërisë në BE.”

Ambasadorja e BE-së Romana Vlahutin, në takimin e Komitetit Drejtues të Euralis VI për reformën në drejtësi, deklaroi:

Një progres i qëndrueshëm në këtë fushë është kyçi për të ardhmen evropiane të këtij vendi dhe më konkretisht, për hapjen e negociatave të anëtarësimit.”

Ambasadori gjerman Helmut Hoffmann, në një intervistë për gazetaren Luli Prongi në Tema TV, u shpreh:

 “..nëse i referohemi progress-raportit të nëntorit të vitit të shkuar, ai është mjaft i qartë, kushti thelbësor për hapjen e negociatave është pikërisht përmbyllja e reformës në sistemin e drejtësisë..”

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>