Ambasadori britanik: Çdo ndryshim i marrëveshjes duhet me konsensus, palët të gjejnë sistemin më të mirë për Shqipërinë

Nga Exit News
Ambasadori britanik: Çdo ndryshim i marrëveshjes duhet me konsensus, palët të gjejnë sistemin më të mirë për Shqipërinë

Ambasadori britanik Duncan Norma deklaroi se çdo ndryshim i marrëveshjes së 5 qershorit duhet të jetë transparente dhe të bëhet me konsensus.

Gjatë një komunikimi me gazetarët në Shkodër, Norman pohoi se palët duhet të gjejnë konsensusin mes tyre në mënyrë që të implementojnë një sistem të duhur për shqiptarët.

“Ne ishim mbështetës të fuqishëm të reformës dhe ndryshimeve që u bënë në 5 qershor, një marrëveshje që u firmos nga të gjitha palët dhe vazhdon të qëndrojë dhe nuk duhet të ndryshojë ajo marrëveshje që u bë në 5 qershor. Nëse do të kishte vazhdimësi të reformës duhet të bëhen në mënyrë sa më transparente dhe të jenë në përputhshmëri edhe me konsensusin e duhur.

Inkurajoj palët që të gjejnë një konsensus dhe ajo çfarë rekomandoj është që të gjendet një sistem që do funksiononte për Shqipërinë dhe që do i bënte zgjedhjet e 25 prillit të lira dhe të ndershme, kjo është me rëndësi për ne.”

Duncan tha në lidhje me përplasjet në Këshillin Politik se ky i fundit duhet të vazhdojë punënnë rast të kundërt do të gjendjet mënyra për të ndërmjetësuar palët.

Duncan ju bëri thirrje shqiptarëve të dalin në votime më 25 prill, duke e konsideruar atë si përgjegjësi ndaj vendit të tyre.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>