Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar Duncan Norman vizitoi të enjten qytetin e Elbasanit, për zgjedhjet e 25 prillit. Ai do të takojë Taulant Ballën, drejtuesin politik të PS-së dhe Gazmend Bardhi, drejtuesin politik të PD-së.
Në fillim të marsit, ambasadorja e SHBA-ve në Tiranë Yuri Kim takoi drejtuesit politik në Elbasan.
Në Elbasan më 14 mars, mbështetësit e PS-së dhe PD-së u përplasën me njëri-tjetrin. PD e akuzoi Kryeministrin Edi Rama se po përdor personat e lidhur me krimin në Elbasan.