
Ambasadori britanik Norman Duncan deklaroi se palët duhet të arrijnë një konsensus për të zbatuar marrëveshjen e 5 qershorit.
Në një komunikim me gazetarët nga Gjirokastra, Norman deklaroi se është në dorë të palëve të bëjnë përtej marrëveshjes duke gjetur konsensusin e duhur.
“Në mbështesim fuqimisht marrëveshjen e 5 Qershorit, për të cilën punuam në një kohë të gjatë për ta arritur. I përket palëve nëse duan të bëjnë diçka përtej asaj marrëveshjeje. Por, sigurisht koha është e shkurtër dhe duhet të gjejnë një marrëveshje shumë shpejt nëse duan të bëjnë një marrëveshje përtej 5 qershorit“
Duncan i bëri thirrje palëve të gjejnë konsensusin sa më shpejt.