
Ambasadori i Britanisë Duncan Norman, njësoj me ambasadorët e tjerë të vendeve evropiane, përgëzojë Partinë Socialiste për fitoren dhe Partinë Demokratike për fushatën dhe arritjen e shënuar.
“Mbretëria e Bashkuar ka mbështetur dhe ka ndjekur nga afër përgatitjen dhe organizmin e zgjedhjeve të 25 prillit. Pamë me kënaqësi zbatimin e legjislacionit zgjedhor dhe pjesëmarrjen e gjerë të qytetarëve në votim”, shkruan në Twitter ambasadori.
Ai i bëri thirrje institucioneve të hetojnë parregullsitë e denoncuara nga partitë politike:
“Inkurajojmë gjithashtu institucionet shqiptare të hetojnë të gjitha parregullsitë”.