Ambasadori britanik: Reforma Zgjedhore sipas rekomandimeve të OSBE-së

Nga Exit News
Ambasadori britanik: Reforma Zgjedhore sipas rekomandimeve të OSBE-së

Ambasadori britanik Duncan Norman i kërkoi shumicës socialiste dhe opozitës të mbyllin sa më parë Reformën Zgjedhore sipas rekomandimeve të OSBE/ODIHR-it.

Në një postim në Twitter, Norman shkruan:

“Këshilli Politik u krijua për të sjellë një reformë gjithëpërfshirëse zgjedhore në Shqipëri, për të përmbushur kërkesat e ODIHR-it.

Sot është dita për ta vënë popullin e Shqipërisë në vendin e parë dhe për të gjetur terrenin e përbashkët për të çuar vendin përpara.”

Duket se ngjashëm si ambasadori Soreca, dhe Norman thekson se reforma duhet bërë sipas rekomandimeve të OSBE/ODIHR-it dhe jo sipas kërkesave të palëve.

Kujtojmë se shumë prej kërkesave të opozitës, si identifikimi elektronik në gjithë vendin dhe qeveria tranzitore, nuk janë pjesë e rekomandimeve të OSBE-së.

Mosdakordësia për kërkesat e opozitës, përfshirjen e teknologjisë në zgjedhje, ka qenë ndër arsyet që Këshilli Politik nuk arriti të mbyllë brenda afatit 31 maj, bisedimet për reformën.

Ambasadori Duncan, bashkë me ambasadorët Yuri Kim dhe Luigi Soreca do të takojnë mesditen e 1 qershorit kreu e PD-së Lulzim Basha për të biseduar për Reformën Zgjedhore.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>