
Ambasadori britanik, Duncan Norman pohoi se palët duhet të vijojnë dialogun për hapat e tjerë të reformës zgjedhore.
Në një postim në Twitter, Norman përshëndeti miratimin e marrëveshjes së 5 qershorit.
“Urime Parlamentit për miratimin e marrëveshjes së 5 qershorit pas një periudhe të gjatë pune gjithëpërfshirëse, forcimin e procesit zgjedhor në Shqipëri dhe perspektivat e integrimit. Çdo diskutim i mëtejshëm i reformave duhet të jetë gjithpërfshirëse me pjesëmarrjen aktive të të gjitha palëve”