Ambasadori britanik, Norman Duncan vizitoi qytetin e Elbasanit për të monitoruar procesin zgjedhor. Gjatë një deklarate për gazetarët, ai i bëri apel qytetarëve të dalin në votime.
“Ajo çka po bëjmë është të inkurajojmë njerëzit të votojnë dhe të japim mesazhin që demokracia arrihet duke votuar.”, u shpreh ai.
Ai tha se po vizitonte Elbasanin për shkak të incidentit të ndodhur disa ditë më parë ku pati dhe një viktimë.
“Të gjithë e dinë që ka pasur problematika dhe kam merak si do të shkojë procesi në Elbasan, ndaj unë dhe kolegët e mi ndodhemi këtu.
Ka edhe qytete të tjera që njihen për problematikat e tyre, por ne jemi të interesuar për atë që ndodh në procesin zgjedhor në të gjithë Shqipërinë.”. tha Duncan.
Ai tha se është herët të shihet nëse janë përmbushur standartet.