Ambasadori gjerman: Gjykata Kushtetuese dhe e Lartë të bëhen funksionale para konferencës së parë të anëtarësimit

Nga Exit News
Ambasadori gjerman: Gjykata Kushtetuese dhe e Lartë të bëhen funksionale para konferencës së parë të anëtarësimit

Ambasadori gjerman Peter Zingraf deklaroi se Gjykata Kushtetuese dhe ajo e Lartë duhet të bëhen funksionale përpara konferencës së parë të anëtarësimit.

Në një postim në Facebook, ai shkruan:

“Vendit i nevojitet një frymë konstruktive dhe vetëdijësim lidhur me përgjegjësitë e marra edhe në funksion të përmbushjes së kushteve të mëtejshme të vendosura përpara etapave të radhës në kuadër të bisedimeve të anëtarësimit me Bashkimin Evropian. Në këtë kontekst kam parasysh në mënyrë të veçantë funksionimin e Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë – këta vazhdojnë të mbeten elemente të rëndësishme në këndvështrimin gjerman, me rëndësi thelbësore para së gjithash për drejtësinë shqiptare dhe që duhen përmbushur përpara konferencës së parë të anëtarësimit”.

Ai pohoi se dakortësia e Këshilli Politik për reformën zgjedhore  është “një nxitje inkurajuese për rrugën e mëtejshme të Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian. “

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>