Ambasadori gjerman kritikon dhunën verbale të politikës shqiptare

Ambasadori gjerman kritikon dhunën verbale të politikës shqiptare

Ambasadori gjerman Helmut Hoffman ka dhënë, ditën e mërrkurë, një intervistë për Tema TV, në të cilën ka folur për çështjesh politike të ditës. Më poshtë, janë disa nga opinionet që ai shprehu në intervistë.

  • “Në se i referohemi progres-raportit të nëntorit të vitit të shkuar, ai është mjaft i qartë – kushti thelbësor për hapjen e negociatave është pikërisht përmbyllja e reformës në sistemin e drejtësisë.”
  • “Secila palë duhet të bëjë kujdes në qëndrime që drejtësia të mos jetë pronësi e askujt.”
  • “Në këndvështrimin tim do të ishte një hap i mënçur në se partitë do të udhëhiqen nga ato çfarë do të thonë ekspertët dhe kryesisht ata të komisionit të Venecias.”
  • “…stil i të bërit politikë në Shqipëri është i një agresiviteti verbal që shkon tej të zakonshmes, aq sa duket se çdo lloj metode është e lejueshme, mjafton të arrish pushtetin që synon.”
  • “Shpesh herë kam pyetur veten në se këta persona që ndërmarrin të tilla sulme ndaj kundërshtarit politik, arrijnë të jenë të qartë për efektet që ka në kryeqytetet e vendeve të Bashkimit Evropian kjo prirje e tyre për të shpifur kundër  kundërshtarit politik, duke përdorur në mënyrë të fryrë gjithë fjalorin poshtërues kudnër kundërshtarit. Por, gjithashtu, jam i bindur se ky problem nuk mund të zgjidhet duke përdorur të drejtën penale apo legjislacionin penal në fuqi. Ajo çfarë duhet bërë është ndryshimi i kulturës politike.”
  • “Kam konstatuar se flitet shumë, mbahen shumë monologje, dëgjohet shumë pak  dhe më pak reflektohet rreth asaj që thuhet. Mendoj se, në se do të dëgjonin më shumë njëri-tjetrin, do të ishte shumë e lehtë për të kuptuar dhe për të gjetur një qasje konstruktive ndaj njëri-tjetrit. Për pasojë do të ishte shumë e lehtë gjetja e gjuhës së kompromisit mes palëve.”
  • “Në vitin 2015 ka pasur për rreth 55 mijë azilkërkuesish shqiptarë në Gjermani, që është një shifër në mënyrë absurdë mjaft e lartë… Të gjithë shtetasit shqiptarë që kanë kërkuar azil në Gjermani e kanë bërë për arsye ekonomike dhe se kërkonin mundësi punësimi.”

 

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>