Ambasadori gjerman Zingraf përgëzon PS dhe PD për procesin zgjedhor

Nga Exit News
Ambasadori gjerman Zingraf përgëzon PS dhe PD për procesin zgjedhor

Ambasadori i Gjermanisë Peter Zingraf përgëzoi procesin e votimit në 25 prill. Në një deklaratë për median, ai kërkoi hetimini e denoncimeve për krime zgjdhore, blerje dhe vjedhje votash, të raportuara në raportin paraprak të OSBE/ODIHR:

“Të gjitha akuzat dhe ankesat, që kanë të bëjnë me zgjedhjet, mes tyre edhe ato për shitblejren e votës, duhet të trajtohen pa vonesë dhe me vendosmëri – në këtë pikë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe organet e drejtësisë duhet të marrin përsipër një përgjegjësi të rëndësishme”.

Zingraf bëri thirrje për bashkëpinim mes aktorëve politikë dhe pranim të rezultatit të zgjedhjeve:

“Vetëpërmbajtja dhe maturia e shumë kandidateve dhe kandidatëve ditën e zgjedhjeve meriton respekt. Unë shpresoj që të gjithë aktorët politikë të kenë edhe në të ardhmen një qasje konstruktive dhe bashkëpunuese ndaj njëri-tjetrit. Krahas kësaj presim që ata të njohin rezultatin e zgjedhjeve”.

Ambasadori përgëzojë Partinë Socialiste për fitoren dhe Partinë Demokratike për rritjen e marrë gjatë këtyre zgjedhjeve:

“Një demokraci e shëndetshme ka nevojë për një opozitë të fortë parlamentare si dhe për përfshirjen dhe kontributin e saj aktiv, për shembull në ligje dhe vendime që kërkojnë shumicë të cilësuar”.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>