
Ambasadori i BE-së në Tiranë luigi Soreca u shpreh se zgjedhjet e 25 prillit janë përmirësuar në krahasim me zgjedhjet e kaluara. Ai, në një vizitë nga Durrësi, të mërkurën theksoi se OSBE-Odihr i njohu zgjedhjet si të rregullta.
Gjithashtu, Soreca kërkoi hetim të krimeve zgjedhore. “Është e rëndësishme të hetohen parregullsitë”, shtoi Soreca.
Ambasadori u shpreh se duhet të “dimë çfarë funksionoi dhe çfarë jo”, në këto zgjedhje.