Soreca takon Çuçin, apel qytetarëve të rinovojnë kartat e identitetit

Nga Exit News
Soreca takon Çuçin, apel qytetarëve të rinovojnë kartat e identitetit

Ambasadori i BE-së, Luigi Soreca takoi të enjten ministrin e brendshëm, Bledi Çuçin. Lajmin e bëri të ditur vetë Soreca përmes një postimi në Twitter.

Ai shkroi se me ministrin Çuçi diskutuan për bashkëpunimin në luftën kundër krimit të organizuar, mbështetjes së IPA III dhe gjithashtu në lidhje me mbarëvajtjen e zgjedhjeve të 25 qershorit.

Soreca pohoi se duhet që ministria të ketë gati listat e zgjedhësve si dhe i bëri thirrje qytetarëve shqiptarë të aplikojnë për kartat e identitetit.

Takim i parë mjaft produktiv me ministrin Çuçi. BE është e përkushtuar në luftën kundër krimit të organizuar, krimit financiar, emigrimit, azilit dhe sundimit të ligjt sipas IPA III me asistencën e agjensive europiane.

Ne diskutuam për përgatitjen e zgjedhjeve të ardhshme dhe punën e Ministrisë së Brendshme, për të siguruar që listat e votuesve janë gati. Është urgjente që të qytetarët shqiptarë të rinovojnë kartat e ID për të votuar në zgjedhjet e 25 prillit”

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>