Ambasadori Lu kritikon qeverinë për shpenzime luksi

Ambasadori amerikan Donald Lu kritikoi sot qeverinë Rama për shpenzime të tepruara për zyra dhe makina luksoze.

Duke folur në një konferencë për qeverisjen vendore, ai tha se qeveria dhe administratorët lokalë janë zgjedhur nga qytetarët për të gjetur zgjidhje për problemet e tyre dhe jo për të shpenzuar paratë e taksave për zyra apo makina.

Nëse keni ardhur me Mercedez, BMV apo me makina të zeza, duhet të mendoni, nëse kjo është mënyra që votuesit tuaj duan që ju të përdorni paratë e tyre. Nëse zyra juaj është më e këndshme se dyqani i bukës apo e postës, në zonën tuaj, sërish shpresoj që do të mendoni: A do të shpenzoheshin më mirë këto para për mbledhjen e plehrave, apo përmirësimin e shkollave apo ndërtimin e parqeve”,  u shpreh Lu.

Fakti është se qeveria ka shpenzuar dhjetra miliona euro për rikostruksione ambjentesh dhe zyrash qeveritare, blerje makinash luksoze dhe tendera për shërbime të tjera qeveritare.

Shpenzime këto të kryera me fondet publike dhe në mungesë totale të transparence për mënyren e përzgjedhjes së fituesve.

Në të njëjtën kohë vendi ka një mungesë të theksuar shërbimesh,  të cilat kanë nevoj urgjente për financime, si ai i  mbledhjes së mbeturinave, transporti publik, arsimimit dhe ai shëndetsor që realisht mund të ndihmonin në përmisimin e jetës së cdo qytetari.

 

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>