Ambasadori Soreca vë hapjen e bisedimeve me BE-në mbi Kushtetutën e Shqipërisë

Ambasadori Soreca vë hapjen e bisedimeve me BE-në mbi Kushtetutën e Shqipërisë

Në një intervistë për European Western Balkans, Ambasadori i BE-së në Tiranë Luigi Soreca ka folur ndër të tjera edhe për reformën në drejtësi.

Ajo çfarë vlen të theksohet nga intervista është se për ambasadorin reforma në drejtësi duket se nuk është e përqendruar në krijimin e një gjyqësori të pavarur, efikas dhe funksional, por ajo ka për qëllim arritjen e “takimit të rëndësishëm” me Bashkimin Evropian.

Pyetjes së gazetarit Vukasin Zivkovis nëse reforma në drejtësi ka paralizuar punën e gjyqësorit, dhe si rrjedhojë ka “ulur efikasitetin dhe pavarësinë e të gjithë sistemit”, Ambasadori ju përgjigj:

Reforma në drejtësi është një reformë e ndërlikuar. Ajo ka ndryshuar një të tretën e Kushtetutës së Shqipërisë dhe po shkon në thellësi të pushtetit kushtetues të këtij vendi. Ne duhet të tregohemi të dururar në mënyrë që t’i lejojmë institucionet e pavarura të vetingut të magjistratëve të kryejnë punën e tyre. Sigurisht, kjo duhet të bëhet në ritmin që i lejon Shqipërisë të arrijë takimin e rëndësishme të qershorit të ardhshëm.

Ndaj unë mendoj që duhet të përqendrohemi në thelbin e reformës në drejtësi për të formuar institucionet e parashikuara në Kushtetutë, dhe ne jemi tërësisht të angazhuar të ndihmojmë dhe të mbështesim Shqipërinë për ta bërë këtë.

Ambasadori i BE-së ndoshta e ka harruar, njësoj si paradhësja e tij, se institucionet e parashikuara në Kushtetutë duhet të ishin formuar që në prill të vitit 2017, dhe se mungesa e tyre e vazhdueshme po shkatërron shtetin shqiptar.

Ndërkohë, një nga mjetet më të rëndësishme përmes të cilave BE aktualisht po “mbështet dhe ndihmon” reformën në drejtësi në Shqipëri është misioni i ndihmës teknike EURALIUS V.

Në një ndryshim të dukshëm me misionin e mëparshëm Euralius IV, Euralius V nuk i ka botuar emrat e ekspertëve në faqen zyrtare të tij, duke rritur dyshimet mbi pavarësinë e tij.

Muajin e kaluar, eksperti i Euraliusit Darian Pavli u zgjodh me propozimin e Kryeministrit Rama gjyqtari i Shqipërisë në Gjykatën e të Drejtave të Njeriut në Strasburg.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>