Ambasadorja amerikane: Deklarata kundër Metës e miratuar nga SHBA-të

Nga Exit News
Ambasadorja amerikane: Deklarata kundër Metës e miratuar nga SHBA-të

Ambasadorja e SHBA-ve në Tiranë Yuri Kim deklaroi se përgjigjen ndaj Presidentit Ilir Meta ishte e miratuar nga SHBA-të.

“Kur flas, flas në emër të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara dhe e bëjmë këtë seriozisht, kur arrijmë një qëndrim dhe detyra ime është të siguroj që qëndrimi ynë është sa më i qartë që mundet. ]..]Përpiqemi ta bëjmë pozicionin e SHBA sa më të qartë që mundet për popullin shqiptar”, u shpreh Kim në një intervistë për Blendi Fevziun, të martën.

Presidenti Ilir Meta më 23 prill nga studio e Syri.net ai tha se:

“Tani live sapo me shkruajti Ambasadorja Yuri Kim per te mos permendur me sfurqet. I them Ambasadores amerikane live qe te mos marre me ne mbrojtje Edi Ramen”.

Ambasadorja pas deklaratës së Metës, shkroi në Twitter:

“Është e papranueshme për këdo që të kërcënojë se qytetarët do të marrin “pitchforks” në 25 Prill ose nëse nuk u pëlqen rezultati i zgjedhjeve. Këto kërcënime meritojnë dënim. Ata që nxisin dhunë do të mbajnë përgjegjësi për rezultatet e fjalëve dhe veprimeve të tyre. Ndal”.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>