Ambasadorja amerikane: Urdhëri i presidentit Biden të nxisë prokurorët të luftojnë korrupsionin

Nga Exit News
Ambasadorja amerikane: Urdhëri i presidentit Biden të nxisë prokurorët të luftojnë korrupsionin

Ambasadorja amerikane Yuri Kim u shpreh se urdhëri ekzekutiv i presidentit amerikan Joe Biden duhet të nxisë prokurorët të luftojnë korrupsionin.
Në tryezën e përbashkët për drejtësinë me drejtuesit e institucioneve të drejtësisë, të mërkurën ambasadorja u shpreh se:

“Ai [Biden] ka identifikuar sjellje të tjera të dënueshme dhe e ka bërë urdhrin ekzekutiv ndaj një game të madhe personash të përfshirë në aktivitete që çojnë në abuzime serioze, në Ballkanin perëndimor, ose që kanë të bëjnë me korrupsionin. Ky urdhër duhet të nxisë zyrat të dyfishojnë përpjekjet në luftim kundër korrupsionit”.

Ajo u shpreh se SHBA-të do të mbështesin luftën kundër korrupsionin në vend:

“SHBA do të vazhdojnë që t’iu mbështesin, për të ndërtuar një Shqipëri më të begatë, me institucione që shërbimin për publikun e bëjnë përparësinë e tyre”.

SHBA-të i ndaluan hyrjen ish-presidentit Sali Berisha muajin e kaluar. SHBA-të kanë njoftuar një riorientim në politikën e jashtme, duke e konsideruar korrupsionin ndërkombëtar si kërcënim për sigurinë kombëtare.

Ne do të kemi synim të veçantë përballjen me korrupsionin, i cili shkatërron demokracinë nga brenda dhe armatos gjithnjë e më shumë shtetet autoritare për të minuar institucionet demokratike,” shkruhet në deklaratën për shtyp të Shtëpisë së Bardhë, të publikuar në fillim të qershorit.

Për këtë qëllim, presidenti Biden nxorri një Memorandum për Studimin e Sigurisë Kombëtare, i cili drejton agjensitë të shqyrtojnë mënyrat se si mund të luftohet korrupsioni dhe se si të vihen para përgjegjësisë personat e korruptuar.

LEXO  70 europianë të bllokuar në Shqipëri kthehen në vendet e tyre

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>