
Ambasadorja e Palestinës në Tiranë, Hena Esh-Sheva, falenderoi Imamin e Myftinisë së Shkodrës për qendrimin në mbështetje të Palestinës gjatë luftës së Gazës, gjatë vizitës në saj në 2 qershor.
“I nderuar myfti je ndër njerëzit më të pakët në Shqipëri që ka mbështet në këtë mënyrë Palestinën! Ndaj ne ju falenderojmë për qendrimin tuaj të drejtë”, u shpreh ambasadorja sipas televizionit lokal të Shkodrës, TVA1.
Ajo vlerësoi edhe përpjekjet e Imamit për të gjetur të vërtetën dhe informuar publikun sikudër duhet. Gjithashtu edhe Imami e falenderoi ambasadoren për vizitën e saj, dhe bëri thirrje për paqe e ndalim të luftës.
Ambasadorja nuk e komentoi deklaratën e ministrisë së Jashtme të Kosovës se “Izraeli duhet të mbrojë popullin e tij”.