
Ambasadorja e SHBA-ve Yuri Kim kërkoi dënimin e personave që kanë kryer krime zgjedhore. Ajo përshëndeti deklaratën e SPAK për hetimin e këtyre krimeve dhe i bëri thirrje prokurorëve të bëjnë të njëjtën gjë.
“Më vjen mirë të shoh deklaratën e SPAK për hetimin e krimeve zgjedhore. Unë e kuptoj që edhe prokurorët do të bëjnë të njëjtën gjë. Ata që shkelin ligjin dhe pengojnë të drejtën e qytetarëve për të votuar të lirë dhe në paqe duhet të dënohen. Askush nuk është mbi ligjin”, shkroi Kim në Twitter.