
Ambasadorja e SHBA-ve Yuri Kim deklaroi se qytetarët kanë të drejtë t’i kërkojnë llogari atyre që zgjedhin.
Nga vizita e saj në Sarandë, ambasadorja Kim pohoi se kryetarët e partive do të mbajnë përgjegjësi për personat që ata zgjedhin.
“Mendoj se gjithsecili ka një rol për të luajtur dhe të gjithë kanë një përgjegjësi dhe ata e dinë se cila është përgjegjësia e tyre,
Të gjithë ka një përgjegjësi dhe ata e dinë cila është përgjegjësia e tyre. Është e drejtë që qytetarët të mbajnë llogaridhënës personat që zgjedhin. Është e rëndësishme që qeveria të jetë transparente dhe të tregojë çfarë është duke bërë”