
Ambasadorja franceze në Tiranë Christine Vasac i kërkoi opozitës dhe shumicës të bashkëpunojnë për përfundimin sa më të shpejtë të reformës zgjedhore.
Gjatë një vizite në Pogradec, pyetur për modelin e sistemit elektoral, ambasadorja u përgjigj:
“Mos prisni një përgjigje prej meje mbi themelin e organizimit, sepse kjo është një çështje shqiptare.”
Ajo i kujtoi politikanëve se vendi ka një kalendar të vendosur me Bashkimin Europian, i cili duhet të realizohet para konferencës së parë ndërqeveritare për negociatat.