Ambasadorja Håstad kritikon arrestimin e gazetarëve gjatë protestës

Nga Exit News
Ambasadorja Håstad kritikon arrestimin e gazetarëve gjatë protestës

Ambasadorja sudeze, Elsa Håstad  ka shprehur mbështetjen e saj ndaj gazetarëve duke ngritur shqetësimin për arrestimin e gazetarëve Xhoi Malësia dhe Qamil Xhani.

Në një postim në Tëitter, Håstad  shkruan:

“Suedia qëndron për të drejtën e çdo gazetari për të bërë punën e tij të lirë nga dhuna dhe ngacmimi, çdo ditë të vitit! Ne jemi të shqetësuar kur mësojmë se Xhoi Malesia & Qamil Xhani u ndaluan të raportonin ndërsa mbulonin protestën.”

Policia arrestoi kryeredaktorin e gazetës Koha Jonë gjatë protestës kundër vrasjes së Klodian Rashës dhe gazetari i Ora Neës, Xhoi Malësia.

Pas kësaj ngjarjeje, Presidenti i bëri thirrje prokurorisë të hetojë dhunën ndaj gazetarëve dhe ka kërkuar reagim nga organizatat ndërkombëtare të gazetarëve.

Kreu i shtetit garanton gazetarët se, nuk do të lejojë instalimin e modelit Lukashenko në Shqipëri.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>