Ambasadorja e SHBA-ve, Yuri Kim deklaroi se Byroja Kombëtare e Hetimit do të ngrihet dhe se reforma në drejtësi do të vazhdojë.
Në një postim në Twitter, Kim shkruan:
“Duket sikur disa po ëndërrojnë që Byroja Kombëtare e Hetimit nuk do të themelohet kurrë, ata shpresojnë që drejtësia nuk do të vijë kurrë. Më vjen keq që ju zgjoj nga dremitja juaj, por ëndrra juaj nuk do të bëhet realitet. Reforma në drejtësi nuk do të jetë e lehtë, e shpejtë ose e përsosur, por është e nevojshme dhe ne duhet të ecim përpara”
Në garë për kreun e BKH-së janë Aida Hajnaj, Artur Beu, Ervin Hodaj dhe Idajet Faskaj.