Ambasadorja Amerikane Yuri Kim dekoroi të dielën dy punonjës të Ambasadës Amerikane në Tiranë, Shefen e Zyrës Rajonale të Sigurisë së Ambasadës Janet Meyer dhe ARSO-I Antonio Zamudio.
Në fjalën e saj, Ambasadorja falenderoi shtetin shqiptarë dhe policinë shqiptare për bashkëpunimin me në hetimin e ngjarjeve kriminale.
“Shtetet e Bashkuara vijojnë të gëzojnë një marrëdhënie të ngushtë me qeverinë e Shqipërisë, veçanërisht me Ministrinë e Brendshme dhe Policinë e Shtetit. Dua të vlerësoj Policinë e Shtetit Shqiptar për mbështetjen e tyre të vazhdueshme ndaj prioriteteve të përbashkëta të sigurisë amerikano-shqiptare”, tha Ambasadorja Yuri kIM
Në ceremoni morrën pjesë edhe Ministri i Brendshëm Lleshaj dhe drejtori i Policisë Ardi Veliaj.