Ambasadorja Kim i bashkohet pelegrinazhit të shenjtë në kishën e Shën Ndout

Nga Exit News
Ambasadorja Kim i bashkohet pelegrinazhit të shenjtë në kishën e Shën Ndout

Mijëra njerëz u bashkuan në pelegrinazhin e përvitshëm në Kishën e Shën Ndout në Laç, e njohur si Kisha e Laçit ose “Shna Ndou”, një vend i shenjtë ku njerëzit mblidhen çdo vit për të përkujtuar Shën Ndoun e Padovës.

Besimtarët, pavarësisht nga feja e tyre, ecin në malin ku ndodhet kisha e famshme katolike e Laçit dhe i luten Zotit për shëndet më të mirë për familjet dhe të afërmit e tyre. Shumë nga të devotshmit besojnë në vetitë shëruese dhe fuqinë çudibërëse të kësaj vendi fetar.

Duke qenë se një pjesë e mirë e atyre që marrin pjesë në pelegrinazh janë myslimanë, ritet dhe ritualet e këtij procesi merren si provë e tolerancës fetare të Shqipërisë.

Rituali i pelegrinazhit përfundoi të dielën, 13 Qershor kur mijëra besimtarë dhe jobesimtarë kryen lutjet e tyre të fundit. Pelegrinazhi është i fundit në një proces të gjatë që fillon në mes të marsit dhe kërkon që besimtarët të vizitojnë kishën për 13 të Marta të Shenjta me radhë për të bërë nderimet e tyre.

Pelegrinazhi i këtij viti u shoqërua nga policë të shumtë, madje kishte një grup mjekësh në gatishmëri për çdo urgjencë.

Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim vizitoi gjithashtu kishën të dielën, duke iu bashkuar mijëra shqiptarëve.

Yuri Kim shkroi në rrjetet sociale se kurrë nuk mund ta imagjinonte që një ditë do të gjente Ndoun e Padovas në Shqipëri. Kim shtoi në fund një lutje për të gjithë: “Shën Ndou na ndihmoftë të gjejmë atë që ka humbur”.

Njerëzit raportuan se ka pasur shumë trafik dhe janë dashur orë për të arritur në qytetin e Laçit për shkak të ngjarjes.

Këtë vit, edhe pse kufizimet pandemike në tubime të mëdha ende zbatohen teknikisht, numri i besimtarëve që morën pjesë në pelegrinazh ishte shumë i lartë. Dhe përkundër situatës së krijuar nga pandemia COVID-19, përfaqësuesit e Kishës Katolike thanë se njerëzit kanë treguar besnikëri ndaj këtij vendi të shenjtë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>