Ambasadorja Kim i garanton mbështetjen dhe bashkëpunimin ministres Xhaçka

Nga Exit News
Ambasadorja Kim i garanton mbështetjen dhe bashkëpunimin ministres Xhaçka

Ambasadorja amerikane Yuri Kim i ka shprehur mbështetjen e vazhdueshme ministres së Jashtme, Olta Xhaçka në një takim që kanë patur të hënën.

Ministrja Xhaçka ka shkruar në Twitter se ishte një takim konstruktiv në funksion të thellimit të partneritetit mes dy vendeve. Ajo ka nënvizuar se ka marrë sigurinë nga ambasdorja për mbështetjen e vazhdueshme.

“Gjithmonë një kënaqësi të takohesh me ambasadoren amerikane në Shqipëri, Yuri Kim. Takim konstruktiv se si të thellojmë partneritetin strategjik mes dy vendeve. Partneriteti i Shqipërisë me SHBA-në është themeli i politikës sonë të jashtme. Me kënaqësi mora sigurinë e mbështetjes së vazhdueshme dhe të zgjeruar”.

Ambasadorja Kim është shprehur nga ana tjetër se pret bashkëpunim të ngushtë me ministren e re të Jashtme për të forcuar marrëdhëniet diplomatike mes dy vendeve.

“Presim të punojmë ngushtë me ministren e re të Jashtme Olta Xhaçka për të forcuar bashkëpunimin diplomatik, demokracinë, mbrojtjen dhe biznesin midis Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara.  Shtetet e Bashkuara dhe Shqipëria do të vazhdojë të jetë miq të fortë, aleatë dhe partnerë”.

Ministrja Olta Xhaçka u emërua në krye të punëve të jashtme pas lëvizjeve në qeveri ditët e para të vitit. Vendin e saj në krye të ministrisë së Mbrojtjes e zuri Niko Peleshi.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>