Ambasadorja Kim i kërkoi Kryeprokurorit hetimin e krimeve zgjedhore

Nga Exit News
Ambasadorja Kim i kërkoi Kryeprokurorit hetimin e krimeve zgjedhore

Ambasadorja e SHBA-ve në Tiranë Yuri Kim ka kërkuar vazhdimin e hetimit të krimeve zgjedhore të 25 prillit nga prokuroria. Ambasadorja sëbashku me Kryeprokurorin Olsian Cela viktimat e dhunës në qendrën sociale të bashkisë së Pogradecit.

“Prokurori i Përgjithshëm dhe unë folëm për rëndësinë e vazhdimit të hetimit të krimeve zgjedhore. Si dhe për rastet e hetuara viktimat duhet të marrin çfarë i takon dhe shkelësit të dënohen. Ne folëm edhe për ruajtjen e rolit të prokurorëve”, u shpre Kim për median.

Ajo nuk pranoi t’i përgjigjej pyetjes për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta të mërkurën: sot dua të fokusohem në drejtësi dhe koordinatorët e viktimave të dhunës.

Cela u shpreh se SHBA-të dhe OPDAT do të mbështesë vendin për forcimin e rolit të koordinatorëve të referimit të dhunës në familje nga Korça, Pogradeci dhe Elbasani. “Koordinatorët kundër dhunës rol të rëndësishëm për reformën në drejtësi”, u shpreh ambasadorja për median.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>