Ambasadorja Kim: Kemi një marrëveshje në Këshillin Politik, tani topin e ka Luli Basha

Nga Exit News
Ambasadorja Kim: Kemi një marrëveshje në Këshillin Politik, tani topin e ka Luli Basha

Ambasadorja amerikane Yuri Kim lajmëroi se palët në këshillin politik kanë arritur një draft marrëveshje për reformën zgjedhore. Ajo falenderoi qeverinë për përpjekjet e saj dhe tha se topi është në fushën e opozitës.

“Ishte një ditë e gjatë dhe kemi bërë një progres të mirë. Ne u takuam edhe për 9 orë të tjera sot dhe bëmë progres të madh.

Ashtu siç thash dje në një negociatë që është kaq e rëndësishme për të ardhmen e Shqipërisë, çdo  palë i kërkohet që të jap në mënyrë që Shqipëria të fitoje.

Në fakt çdo palë dha dhe çdo palë fitoi, populli mund të fitojë akoma më shumë. Çdo palë dha por më duhet ti jap merita të veçanta partisë në pushtet.

Ne e bëmë të qartë se partia në pushtet ka privilegjet e tyre dhe ata duhet të japin më shumë dhe në fakt ata e bënë. E përgëzoj PS për atë që bënë këtë mbrëmje.

Ne patëm atë që mund të jetë një marrëveshje shumë e mirë, që do të vendose Shqipërinë në mënyrë të patundur drejt anëtarësimit të saj në BE.

Përmban masa të cilat janë adresuar nga ODIHR. Gjithashtu ajo përmban disa hapa domethënës që nuk ishin rekomanduar nga ODIHR por që bëjnë një hap përpara për zgjedhje të lira dhe të ndershme në Shqipëri.

Ka ardhur koha për opozitën dhe PD dhe mikun tim Lul Basha që të barazpeshojë të gjithë faktorët dhe ti thonë po për popullin shqiptar dhe ti thonë po për Shqipërinë në BE.

Topi është në fushën e tij, e ardhmja është në fushën e tij”, tha Ambasadorja Kim në daljen për mediat pas përfundimit të takimit të këshillit politik në rezidencën e Ambasadës Amerikane.

Paradite, BE lajmëroi se do të financojë me 15 milionë euro  zbatimin e teknologjisë në zgjedhje, duke zhbllokuar reformën në drejtësi.

Mbledhja e Këshillit Politik nisi në orën 11:00 dhe përfundoi pas 9 orësh. Mbledhja u zhvillua me praninë e ambasadorëve të Britanise, BE-së dhe SHBA-ve, në rezidencën e Ambasadores Kim.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>