Ambasadorët mbështesin vetëm dakordësinë mes palëve për rekomandimet e OSBE-Odihrit. Ata do të mbështesim çdo gjë tjetër jashtë rekomandimeve të OSBE-së vetëm nëse palët bien dakord.
“Nëse partitë do të arrijnë në konsesus përtej rekomandimeve biem dakord. Nëse konsesusi nuk arrihet, palët nuk duhet t’i vazhdojmë më këto kërkesa. Kam thënë ne duam që Shqipëria të jetë në Europë”, tha Ambasadorja amerikane Yuri Kim pas përfundimti të mbledhjes me Këshillin Politik.
Ambasadorja Kim ka theksuar se reforma zgjedhore është kusht për hapjen e negociatave me BE-në:
“Qëllimi ynë sot dhe nesër sepse do duhet ende punë, është që Shqipëria të mund të përmbushë rekomandimet e ODIHIR për të qenë anëtare e BE”.
Ambasadorët e SHBA-së, BE-së, Britanisë dhe përfaqësues të OSBE-së u takuan me këshillin politik, për 9 orë, në rezidencën e Ambasadës Amerikane.