Ambasadorja Kim përshëndet përzgjedhjen e Aida Hajnës për kreun e BKH-së

Nga Exit News
Ambasadorja Kim përshëndet përzgjedhjen e Aida Hajnës për kreun e BKH-së

Ambasadorja e SHBA-ve Yuri Kim ka reaguar pas përzgjedhjes së Aida Hajnës për kreun e Byrosë Kombëtare të Hetimit, duke e konsideruar si një hap të rëndësishëm.

Në një postim në Twitter, Kim shkruan:

“Një tjetër hap drejt reformës në drejtësi, teksa Komisioni për përzgjedhjen e kreut të BKH-së dërgoi në KLP emrin e Aida Hajnës. Ndalesa tjetër: Trajnim me FBI me ligjzbatuesit më të mirë amerikanë. Gur mbi gur bëhet mur!”

Aida Hajnaj është kandidatura e përzgjedhur nga SPAK për drejtuese e Byrosë Kombëtare të Hetimit. Hajnaj do të votohet nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë për një mandat 5-vjeçar, me të drejtë riemërimi një herë.

BKH është strukturë e specializuar e Policisë Gjyqësore, që heton veprat penale të zyrtarëve të lartë dhe rastet e krimit të organizuar, pranë SPAK-ut.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>