Ambasadorja amerikane Yuri Kim i ka propozuar Këshillit Politik të konsiderojë ndryshimin e sistemit zgjedhor dhe të aplikojë një sistem hibrid me listë të korrigjuar sipas metodës D’Hondt, si Danimarka.
Në një mesazh drejtuar Gjinkurit, Hajdarit, Vasilit dhe Bylykbashit, ambasadorja shkruan:
“Ndërsa i konsideroni opsionet [për sistemin e ri zgjedhor], pyes veten nëse keni shikuar mundësinë e një sistemi hibrid.
Një shembull që na vjen në mendje është Danimarka, e cila ka një sistem hibrid, duke përdorur një listë të korrigjuar sipas metodës D’Hondt.”