Ambasadorja Kim: Reforma Zgjedhore dhe e Drejtësisë nuk janë për pazare, nuk ka BE pa to

Nga Exit News
Ambasadorja Kim: Reforma Zgjedhore dhe e Drejtësisë nuk janë për pazare, nuk ka BE pa to

“Mesazhi im është shumë i qartë.

SHBA do të njëjtën gjë që populli shqiptar do.

Duam që Shqipëria të jetë një aleate e fortë dhe i aftë i SHBA dhe duam që të jeni pjesë e familjes Europiane.

Nuk mund ta keni atë pa një reformë Zgjedhore dhe pa një reformë në Drejtësi. Këto të dyja nuk janë për të bërë pazar.

Janë domosdoshmëri, ka ardhur koha të reshtni së bëri pazare.

Është koha të bëhet reforma në drejtësi dhe zgjedhore sikurse drejtuesit kanë premtuar popullit shqiptar

Kështu deklaroi të premten ambasadorja amerikane Yuri Kim, para se të futen në takim me anëtarët e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit.

Kjo takim vjen pas pezullimit nga detyra të anëtarit të KPA-së Luan Daci, pasi akuzohet për fallsifikim dokumentash, pasi ka fshehur shkarkimin nga detyra e gjyqtarit në vitin 1997.

Gjykata e Posaçme pritet të vendosë sot për masën e sigurisë, ndaj gjyqtarit Daci.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>