
Ambasadorja e SHBA-ve, Yuri Kim shkroi se SHBA-të dhe BE janë bashkë në mbështetje të Shqipërisë drejt BE. Përmes një postimi në Twitter, ajo pohoi se në asnjë moment SHBA-të nuk kanë berë një sy qorr për problemet por i kanë nxjerrë në pah dhe kanë ofruar ndihmë për zgjidhjen e tyre.
Kim tha se SHBA-të dhe BE janë fokusuar në reformën në drejtësi dhe kanë bërë thirrje për ngritjen sa më shpejtë të Gjykatës Kushtetuese.
Postimi i plotë i Kim:
“Ky artikull e keqinterpreton situatën. SHBA dhe BE janë bashkë në mbështjen ndaj Shqipërisë drejt BE. Në asnjë rast, SHBA-të nuk kan ëbër një sy qorr për problemet por i kanë nxjerrë në pah dhe kanë ofruar mbështetje për progress.
Kjo është arsyeja pse SHBA sëbashku me BE janë fokusuar më shumë në Reformën në Drejtësi, përfshirë nevojën për ngritjen e Gjykatës Kushtetuese në 31 dhjetor. Shikoni faktet.”