Ambasadorja Kim: SHBA-të treguan se protesta dhe liria e fjalës nuk duhet të cenojnë demokracinë

Nga Exit News
Ambasadorja Kim: SHBA-të treguan se protesta dhe liria e fjalës nuk duhet të cenojnë demokracinë

Ambasadorja e SHBA-ve, Yuri Kim ka reaguar për protestën e 6 janarit në SHBA.

Përmes një postimi në Twitter, Kim deklaroi se  SHBA-të janë shtet i ligjit dhe rregullit.

“Shumë miq kanë shprehur shqetësim mbi ngjarjet e fundit në Kongresin amerikan. Doja t’i falenderoja për mbështetjen e tyre. Presidenti Trump bëri të ditur dje se SHBA duhet të vazhdojë të jetë shtet i rregullit dhe ligjit dhe ata që shkelin ligjin duhet të paguajnë .

Trump deklaroi dje se Kongresi ka certifikuar rezultatet e zgjedhjeve dhe ai është i fokusuar në tranferimin e qetë dhe të butë të pushtetit.

Çfarë SHBA-të treguan aplikohen dhe te ne gjithashtu: liria e fjalës dhe e grumbullimit janē thelbësore për demokracinë, por nuk dihet të derivojë në paligjshmëri dhe shkelje të demokracisë, përfshirë tranferimin paqësor të pushtetit.”

Kim përfundoi se asnjëri nuk duhet ta marrë për të mirëqënë demokracinë dhe duhet të luftojmë çdo ditë për të.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>