
Ambasadorja e SHBA-ve, Yuri Kim takoi të shtunën përfaqësues të shoqërisë civile për zgjedhjet e 25 prillit.
Përmes një postimi në Facebook, ambasada shkruan se takimi kishte në qendër angazhimin e shoqërisë civile gjatë zgjedhjeve.
“Ambasadorja Kim pati një diskutim të mirë me përfaqësuesit e shoqërisë civile në lidhje me shqetësimet dhe idetë e tyre për të siguruar llogaridhënie në qeveri dhe transparencë përpara zgjedhjeve të 25 prillit.”
Ambasadorja Kim përsëriti thirrjen për pastërtinë e figurës të deputetëve.