
Ambasadorja e SHBA-ve, Yuri Kim ndodhet të martën në Shkodër për të takuar kandidatët e Partisë Demokratike dhe të Partisë Socialiste.
Ajo pritet të takojë Helidon Bushatin dhe Edona Bilalin, të cilët kryesojnë listat e kandidatët të PD dhe PS në Shkodër.
Më herët, ambasadorja Kim ishte në Elbasan nga ku deklaroi se disa nga kandidatët e partive politike do të skualifikohen nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.
Ambasadorja i bëri thirrje drejtuesve politikë të partive “që të sigurojnë që listat e tyre të jenë në përputhje me ligjin duke marrë në konsideratë të gjitha përcaktimet e bëra nga Shtetet e Bashkuara”.