
Ambasadorja amerikane Yuri Kim do të zhvillojë takime të veçanta me katër anëtarët e Këshillit Politik, Gjiknurin, Hajdarin, Vasilin dhe Bylykbashin, para mbledhjes së radhës së këshillit.
Këto takime do të zhvillohen para orës 17:00 kur është parashikuar mbledhja e radhës e këshillit për Reformën Zgjedhore.
Kujtojmë se gjatë ditëve të fundit, ambasdorja ka takuar personalisht dhe kryeministrin Rama e krytarin e PD-së Lulzim Basha. Këta të fundit kanë shprehur vendosshmërinë për ta përfunduar reformën brenda 31 majit.
Deri tani, shumica dhe opozita kanë rënë dakord për sistemin e financimit të partive, kuotat gjinore dhe ndryshimin e periudhës zgjedhore. Ndërsa tashmë është e qartë se sistemi zgjedhor në vend nuk do të ndryshojë.
Burime për Exit News kanë raportuar se përfaqësuesit e opozitës dhe të shumicës në Këshillin Politik kanë rënë dakord të bëjnë ndryshime të natyrës administrative, por jo të ndryshojnë sistemin zgjedhor.