Ambasadorja e SHBA-ve, Yuri Kim takoi sot drejtorin e Doganave, Gent Gazhelin, ku diskutuan lehtësimin e lëvizjes së mallrave dhe forcimin e sigurisë për to.
Në një postim në Twitter, Kim shkruan:
“Unë u takova me Drejtorin e ri të Përgjithshëm të Doganave, Gent Gazheli, për të diskutuar rëndësinë e lehtësimit të biznesit të ligjshëm, sigurimit dhe kontrollit në lëvizjen e mallrave dhe sigurimin e llogaridhënies. Ne ramë dakord për të rritur bashkëpunimin për të ndaluar krimin e organizuar dhe korrupsionin.”